PRISHTINA - TREPÇA

BOROZANI
Prishtina pa probleme ndaj Trepçës
31 March, 2018 @21:10
Në takimin e vetëm të ditës në Superligën e Kosovës në basketboll, Prishtina ka shënuar fitore të parashikueshme ndaj Trepçës në kryeqytet.
Kampioni në fuqi i Kosovës e dominoi duelin që nga fillimi, duke mos lënë hapësirë për dyshime në asnjë moment, ndërsa rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 102-73.
Më të dalluarit në këtë fitore të kryeqytetasve sonte ishin Granit Rugova me 32 pikë, 4 kërcime e 2 asistime dhe Filip Bundovic me 21 pikë, 4 kërcime e 5 asistime, derisa te Trepça u veçuan Samir Zekiqi me 20 pikë, 6 kërcime e 7 asistime dhe Besnik Azemi me 18 pikë, 10 kërcime e 3 asistime.
Kjo fitore bën që bilanci i Prishtinës të jetë 24-1, kurse Trepça aktualisht ka bilanc 11-14.