BOREA - KERASAN PRISHTINA

BOROZANI / Arkiv
Borea “rehatohet” nga zona e rrezikshme
30 March, 2018 @23:08
Duke e mposhtur Kerasan Prishtinën me rezultat 90-81, skuadra pejane Borea, sadopak është rehatuar nga zora e rrezikshme.
Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte CJ Carter me 37 pikë, 10 asistime e 7 kërcime, ndërsa Blendi Matoshi luajti me shifrat magjike triple-double (21 pikë,12 asistime e 11 kërcime).
Te Kerasan Prishtina më i miri ishte Rinor Ahmeti me 28 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.
Kjo ishte fitorja e shtatë e Boreas në 25 ndeshje të zhvilluara dhe aktualisht gjenden në pozitën e gjashtë, ndërsa Kerasani gjendet në fund të tabelës me 4 fitore e 21 humbje.