ME MË SË SHUMTI SHIKUES
BOROZANI/ Arian Paçarizi
Ndeshja e Ligës së Femrave, ia kalon Superligës
28 March, 2018 @16:45
Dueli derbi i xhiros së XV të Ligës së Femrave në basketboll, ndërmjet Bashkimit dhe Penzës, sa i përket shikueshmërisë, ia ka kaluar ndeshjeve të Superligës në fundjavën që e lamë pas.
Informatori Nr 15 i Ligës së Femrave ka bërë të ditur se në përballjen e zhvilluar në Sezai Surroi të Prizrenit, në lojën ku vashat e Bashkimit mposhtën ato të Penzës, janë tubuar rreth 1 mijë shikues, që e bëjnë këtë ndeshje më të shikuarën se secila ndeshje e Superligës së Kosovës në kategorinë e meshkujve në fundjavën që shkoi.
Në Superligë, ndeshja më e shikuar ishte ajo ndërmjet Yllit dhe Trepçës në Suharekë, që mblodhi 700 shikues.
Ndërsa asnjë ndeshje tjetër nuk e kapi këtë shifër shikueshmërie, sipas raporteve të FBK-së, në fundjavën e kaluar, që e bën derbin Bashkimi-Penza më të shikuarën nga të gjitha ndeshjet e të gjitha ligave basketbollistike të Kosovës.