TOP 10 PERFORMANCES @ GW 24

Filip Bundovic, duke u futur në lojë/ BOROZANI/ A. P.
Bundovic, kryeson TOP 10-shen e javës
28 March, 2018 @15:50
Përforcimi i parë i huaj i Sigal Prishtinës në stinorin pranveror të Superligës, Filip Bundovic, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros XXIV të Superligës së Kosovës në basketboll nga Eurobasket.
Alo-qendra 23 vjeçare kroate me performancën e treguar ndaj Kerasan Prishtinës, ku ka shënuar 30 pikë e 18 kërcime, ka marrë vendin e parë në TOP 10 të Superligës për xhiron XXIV.
Pas tij është renditur Mark Williams i Rahovecit, që ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme ndaj Bashkimit, edhepse ekipi i tij humbi. Williams përfundoi ndeshjen me 36 pikë të shënuara dhe 7 kërcime.
E i treti në TOP 10-she është Marvin Smith i Yllit. Smith në fitoren e ekipit të tij ndaj Trepçës në fundjavën që shkoi ka shënuar 17 pikë, 17 kërcime dhe 4 asistime.
Tërë TOP 10-shja është e renditur në tabelën e mëposhtme.
TOP 10 performancat e xhiros XXIV:
1 | Filip BUNDOVIC | Sigal Prishtina | ||
2 | Mark WILLIAMS | Rahoveci | ||
3 | Marvin SMITH | Ylli | ||
4 | Besnik AZEMI | Trepça | ||
5 | Eric STUTZ | Bashkimi | ||
6 | Michael HARMON | Ylli | ||
7 | Valon BUNJAKU | Sigal Prishtina | ||
8 | Samir ZEKIQI | Trepça | ||
9 | Blendi MATOSHI | Borea | ||
10 | Rinor PECI | Sigal Prishtina |