DRAGAN RADOVIC
Kemi atmosferë pozitive në skuadër
28 March, 2018 @13:06
Bashkimi sonte në ora 19:30, do ta pret skuadrën Akademik Bultex 99 në kuadër të Ballkan Ligës, që është ndeshja e parë, ku do të ballafaqohen këto dy skuadra për të marrë rezultatin më të mirë, për kualifikim në Final Four.
Trajneri i Bashkimit Dragan Radovic, para ndeshjes ka thënë se atmosfera në skuadër është e mirë dhe shpresojnë një rezultat të mirë.
“Mendoj se është duke dominuar një atmosferë pozitive në skuadrën tonë, i lënduari lojtari ynë Urim Zenelaj është shëruar dhe pritet që të jetë në formacion, gjithashtu kemi një shtim shumë të mirë për ne në skuadër si Stutzi”.
Radovic, ka treguar edhe arsyet pse kishin humbur ndeshjen e dytë në Plodiv me diferencë të madhe.
“Diferenca në Plodiv nuk ishte reale, ne në këtë ndeshje erdhëm të lodhur pasi zhvilluam tre ndeshje në katër ditë para kësaj, sidoqoftë në Prizren duhet të jemi shumë të mirë në mbrojtje, sigurisht do të përpiqemi të kemi një avantazh për ndeshjen e dytë, gjithashtu presim përkrahjen e tifozëve kundër një skuadreje tepër të mirë sikurse Akademiku”.