LIPJANI - VËLLAZNIMI
E pesta me radhë për Lipjanin
25 March, 2018 @23:46
Seria e fitoreve për Lipjanin vazhdoi edhe kundër Vëllaznimit, që mposhtën kundërshtarin me rezultat 90-62.
Fisnik Juniku në këtë ndeshje shkëlqeu me double-double. Ai shënoi 41 pikë. 37 pikë prej tyre i ka shënuar në pjesën e parë të ndeshjes dhe i bëri 10 asistime që mjaftoi të jetë kryesori për fitoren e skuadrës.
Juniku u ndihmua edhe nga Granit Ejupi me 15 pikë e 13 kërcime derisa Fazli Vitia luajti me triple-double (13 pikë, 10 kërcime e 10 asistime).
Te Vëllaznimi u dalluan Dardan Brovina dhe Kreshnik Avdiaj me nga 16 pikë secili.
Kjo ishte fitorja e pestë rresht për Lipjanin dhe gjendet në pozitën e dytë me 20 pikë të grumbulluara, derisa Vëllaznimi është në zonën e rrezikshme.