PRISHTINA E RE - KALAJA
Kalaja kthehet nga Prishtina me fitore
24 March, 2018 @21:50
Skuadra prizrenase Kalaja, në ndeshjen e luajtur në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve kundër Prishtinës së Re, e mposhti kundërshtarin bindshëm me rezultat 60-83.
Loja e mirë e Kalasë në mënyrë ekipore, bëri që ndeshja të përfundojë me 23 pikë dallim, derisa më të dalluarit ishin Somel Shaqiri me 18 pikë, Xavier Newson e Ujkan Karanezi me 16 pikë secili, derisa vlen të ceken edhe 11 topa të rrëmbyer nga Qëndrim Ajazaj, që luajti rol të rëndësishëm në fitoren e skuadrës.
Kalaja, e regjistroi fitoren e tetë në 11 ndeshje të zhvilluara deri më sot dhe aktualisht gjendet në pozitën e dytë me një lojë më shumë se Lipjani.