PLAYOFF GAME 1 > TIRANA - LEVSKI
Tirana s’arrin ta mbrojë avantazhin, mposhtet!
27 March, 2018 @22:08
Dueli i parë i Play-Offit të Ligës Ballkanike në basketboll, ku Tirana priti Levskin e Sofjes, ka kaluar në të mirë të ekipit bullgar, që fitoi me 6 pikë dallim, 67-73.
Tirana, që ka shkëlqyer në pjesë të parë, ka pasur rënie të lojës në pjesë të dytë, për t’u mposhtur në fund. Pjesa e parë e ndeshjes në Feti Borova të Tiranës përfundoi me 11 pikë epërsi për bardhekaltërit e kryeqytetit shqiptar, 36-25. Mirëpo, bullgarët gjithçka përmbysën në çerek të tretë për të shkuar drejt fitores në fund.
Nemanja Milosevic ka shënuar 24 pikë, duke qenë më efikasi te Levski, ndërsa 17 të tjera ka shtuar Hristo Nikolov, për fitoren e mysafirëve.
Në anën tjetër, nuk kanë mjaftuar 23 pikët e Endrit Hysenagollit dhe double-double i Gerti Shimës prej 12 pikëve e 10 kërcimeve për të ndalur humbjen.
Tash, Tiranës i duhet fitore me 7 pikë epërsi në përballjen tjetër, ashtu që të sigurojë biletën për Play-Off. Ndeshja e kthimit Levski-Tirana luhet më 3 prill në Sofje.