SHIKUESIT
Në “13 qershori” të Suharekës, më së shumti shikues
28 March, 2018 @15:40
Duelet e xhiros së XXIV të Superligës nuk kanë pasur shumë shikues, sikur në disa xhiro më parë, derisa palestra 13 qershori e Suharekës ka qenë më e vizituara nga shikuesit, në ndeshjen Ylli-Trepça.
Sipas Informatorit Nr 24 të Superligës, në Suharekë janë regjistruar 700 shikues në këtë përballje, derisa në duelet Kerasan Prishtina - Sigal Prishtina dhe Peja - Borea janë regjistruar nga 200 në secilën, e më së paku i vizituar ka qenë Bashkimi, që në duel me Rahovecin mblodhi vetëm 100 shikues.
Në total, xhiroja e XXIV e SUperligës ka tubuar 1 mijë e 200 shikues.