FUNDORI I AKADEMIKUT

BOROZANI/ Arian Paçarizi
Gruev: Bashkimi ishte më i mirë se ne
29 March, 2018 @11:41
Ish-basketbollisti i Bashkimit Aleksandar Gruev, tani i Akademik Bultex 99, pas ndeshjes ka thënë se Bashkimi është një skuadër më e mirë se ata.
“Gjëja e vetme më e mirë në këtë ndeshje ishte pjesa e parë, Bashkimi ishte më i mirë se ne, por megjithatë e zbritëm dallimin nga 25 pikë në 13. Ne nuk
performuam mirë në sulmet tona, por kemi ende për të mësuar nga kjo ndeshje dhe do të përpiqemi t’i mposhtim me më shumë se 13 pikë në javën tjetër”.
Gruev ishte pjesë e Bashkimit në fillim të këtij stinori dhe më pas ndërroi ambient për t’u bërë pjesë e Akademikut.