DRILON HAJRIZI

Foto: Kanazawa Samuraiz/ fb
Hajrizi në pritje për rikthim
28 March, 2018 @17:05
Basketbollisti kosovar, Drilon Hajrizi, që aktualisht luan për ekipin japonez të basketbollit, Kanazawa Samuraiz, pas lëndimit të pësuar ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Facebook, se ende nuk e ka të caktuar datën e kthimit në fushë të lojës.
Hajrizi, që është basketbollisti i parë nga Kosova që luan në Japoni, ka bërë të ditur se shpreson që t’i kthehet shpejt parketit.
“Lëndimi nuk është shumë serioz dhe shpresoj që shpejt t’i kthehem fushës së lojës. Gjithçka varet nga tretmani mjekësor,” ka shkruar ai në llogarinë e tij personale.
Hajrizi aktualisht është duke luajtur për Kanazawan me mesatare prej 8.4 pikëve për ndeshje, 4.5 kërcimeve dhe 1.6 asistimeve.