BALKAN LEAGUE

BOROZANI / Arian Paçarizi
Bashkimi me një këmbë në Final Four
28 March, 2018 @22:09
Skuadra prizrenase Bashkimi, arriti një fitore shumë të rëndësishme në Prizren, duke e mposhtur Akademik Bultex 99, me rezultat 94-81.
Loja e mirë dhe mbrojtja agresive e Bashkimit, bëri që portokallezinjtë të marrin avantazhin në seri.
Transferimi i ri Frederic Stutz ishte koshashënuesi më i mirë me 20 pikë të shënuara derisa luajti edhe me 7 kërcime, gjithashtu u dallua edhe Aaron Moss që ishte përsëri shumë afër shifrave magjike triple-double (19 pikë, 12 asistime e 8 kërcime).
Te Bashkimi pesë lojtarë shënuan sonte pikë dyshifrore.
Ndeshja e dytë e kësaj përballjeje do të luhet me 4 prill në Plodiv të Bullgarisë.