YORDAN YANKO

BOROZANI/ Arian Paçarizi
Bashkimi luajti më mirë se në Plodiv
29 March, 2018 @11:39
Bashkimi dje duke e mposhtur Akademik Bultex 99, arriti një avantazh shumë të mirë për t’u kualifikuar në Final Four të Ballkan Ligës.
Ndihmës trajneri i skuadrës bullgare Yordan Yanko, pas ndeshjes ka thënë se Bashkimi nuk ishte ai i ndeshjes luajtur në Plodiv.
“Dua të uroj Bashkimin për fitoren, ata luajtën shumë më mirë se sa në Plodiv. Ne nuk arritëm ta ndalim Stutzin dhe Mossin, ne luajtëm keq në mbrojtje
gjithashtu edhe në sulm, sidomos në pjesën e parë i pësuam 51 pikë. Sidoqoftë ky është basketbolli, ndonjëherë luan mirë ndonjëherë jo, ne do të përpiqemi t’i mposhtim ata në Plodiv me më shumë se 13 pikë”.
Ndeshja e dytë në mes të Bashkimit dhe Akademik Bultex 99 do të luhet me 4 prill në Bullgari. Ekipi që arrin rezultat më të mirë nga dy ndeshjet do të kualifikohet në Final Four të BIBL.