DRAGAN RADOVIC

BOROZANI / Arian Paçarizi
Patëm energji të madhe
29 March, 2018 @11:44
Trajneri i Bashkimit, Dragan Radovic, pas ndeshjes kundër Akademik Bultexit, deklaroi se janë të lumtur por gjithashtu janë duke menduar për ndeshjen e dytë.
“Ne luajtëm një lojë shumë të mirë, patëm një energji shumë të madhe deri në fillim të çerekut të katërt, sidoqoftë mund të jemi të lumtur, por janë edhe 40 minuta për t’u luajtur në Plodiv që do të jenë shumë-shumë të vështira”.
Ndeshja e dytë ndërmjet Bashkimit dhe Akademik Bultexit, do të luhet me 4 prill.