AARON MOSS

BOROZANI/ Arian Paçarizi
Ishte një arritje ekipore
29 March, 2018 @11:47
Njëri ndër basketbollistët më të mirë të Bashkimit, Aaron Moss, pas ndeshjes kundër Akademik Bultexit, ka thënë se fitorja ishte një arritje ekipore.
“Ishte një arritje e mirë ekipore, Stutz është një lojtar me të vërtet i fortë, luajti mirë për skuadrën. Kemi edhe një ndeshje në vijim, por ne përfunduam fuqishëm, luajtëm një lojë ekipore dhe jam shumë i lumtur për këtë,” ka thënë Moss.
Aaron Moss në këtë ndeshje luajti me 19 pikë, 12 asistime e 8 kërcime. Moss është aktualisht ndër lojtarët më të dalluar në BIBL dhe Superligë statistikisht.