GAME 3: PRIZRENI'16 - PRISHTINA
TOPSPORTI/ D. S.
Prishtina përmbys Prizrenin, për gjysmëfinale
4 May, 2022 @22:20
Gjysmëfinalja e Superligës së Kosovës në basketboll, u kompletua sonte me fitoren e Prishtinës ndaj Prizrenit’16 me rezultat 68-71.
Rezultati gjatë tërë kohës ishte i ngushtë, përveç një epërsi prej 9 pikëve të Prizrenit, por Prishtina nuk u dorëzua në asnjë moment.
Djelmoshat e trajnerit Ante Nazor, në çerekun e fundit ishin të fokusuar në mbrojtje dhe e arritën qëllimin duke pësuar vetëm 9 pikë.
Në anën tjetër Prizreni e kishte rastin me Arti Hajdarin në fund për ta përfunduar ndeshjen nga vija e treshit, por nuk ishte i saktë dhe ndeshja i takoi Prishtinës.
Henry Dugat me 19 pikë, 6 kërcime e 5 asistime ishte më i dalluari te Prishtina, kurse u ndihmua edhe nga Jan Palokaj me 16 pikë dhe Jetmir Zeqiri me 11 pikë e 10 kërcime.
Te Prizreni Urim Zenelaj e Xavier Cannefax luajtën me nga 19 pikë dhe Arti Hajdari me 13 pikë, ishin të vetmit me pikë dyshifrore.
Prishtina serinë çerekfinale e fitoi me përmbysje 2-1, pas humbjes në ndeshjen e parë kundër Prizrenit, kurse në gjysmëfinale do të takohet me kampionin aktual, Ylli.