PRISHTINA
Prishtina reagon, nuk ka probleme me Dardanin
10 May, 2014 @19:37
Dje në portalin Gazeta Express ishte publikuar një lajm lidhur me Dardan Berishën ku thuhej që basketbollisti në fjalë është bërë person i padëshiruar te prishtinasit, pas një përplasjeje verbale me bashkëlojtarët e tij.
Në lidhje me këtë shkrim ka reaguar menjëherë Sigal Prishtina, e cila nëpërmjet në njoftimi në faqen zyrtare të saj, ka përgënjeshtruar këto shkrime duke e quajtur tendencioz.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të Sigal Prishtinës.
“Reagim ndaj shkrimit të njëanshëm dhe tendencioz të gazetarit të portalit Express me titullin: “Dardani përplaset verbalisht me bashkëlojtarët te Prishtina”
KB SIGAL Prishtina dëshiron t’i siguron tifozët dhe adhuruesit e saj që shkrimi tendencioz i gazetarit “anonim” të portalit Express se kinse ka probleme të brendshme ndërmjet Dardan Berishës dhe Fisnik Rugovës është i pavërtetë, ashtu siç është i pavërtetë edhe për lojtarët e tjerë.
Në etikën e gazetarisë zakonisht merret edhe mendimi i akterëve dhe Klubit kur kemi të bëjnë me raste të tilla, por nuk quditemi nga disa gazetarë të cilët vazhdimisht ndrojnë mediumet sepse askund nuk e gjejnë veten.
Po ashtu, në momentin kur Dardan Berisha ka nevojë të ngushllohet për humbjen e axhës së tij, ky portal tenton të krijon lajme të tjera tendencioze lidhur me mungesën e djeshme të Dardanit në ndeshjen e fundit kundër KB Kastriotit.
Sido që të jetë, dashakeqët dhe joprofesionalët nuk ia ndalin dashurinë dhe profesionalizmin Fisit, Dardanit dhe lojtarëve tjerë bartës që ti arrijnë objektivat.
Faleminderit për motivimin!”