PRISHTINA - BASHKIMI
Prishtina shumë e fortë për kampionin
13 October, 2018 @21:36
Në një nga dy ndeshjet e zhvilluara sot në Superligë, Prishtina vendase arriti që ta mposhtë pa shumë probleme skuadrën kampione në fuqi të Kosovës, Bashkimin, për ta vazhduar kështu bilancin perfekt në këtë edicion të Superligës.
Kryeqytetasit dominimin e treguan që nga fillimi dhe pjesën e parë të ndeshjes e mbyllën me plot 19 pikë epërsi, për t’i shuar kështu shumë herët dilemat për fituesin e duelit.
Pas 40 minutave lojë, rezultati final i ndeshjes ishte 111-63.
Më të dalluarit te Prishtina ishin Dardan Berisha dhe Kyan Anderson që shënuan me nga 21 pikë secili, kurse te Bashkimi u veçua Jordan Capps me 19 pikë.
Pas 4 xhirove, Prishtina ka bilanc perfekt dhe i prin Superligës, kurse Bashkimi në anën tjetër ka 1 fitore e 3 humbje.