LIPJANI - BOREA
Vjen fitorja e parë e Boreas
13 October, 2018 @16:55
Skuadra pejane, Borea, arriti fitoren e parë të stinorit 2018/19 në Superligë, duke e mposhtur Lipjanin me rezultat 83-87.
Dallimi u bë në çerekun e fundit, të cilin Borea e nisi furishëm, gjë që rezultoi në fitore.
Katër lojtarë te Borea luajtën me pikë dyshifrore. Shpend Gashi ishte koshashënuesi më i mirë me 24 pikë, ndërsa u ndihmua nga Blend Kadusha me 20, Albin Berisha 18 dhe Beq Kovaqi me 15 pikë të tjera.
Te Lipjani u dalluan Stacey Lambert me 21 pikë e 11 kërcime, Kevin Philips me 18 pikë e 12 kërcime dhe Musab Mala me 18 pikë të tjera.
Kjo ishte fitorja e parë e Boreas për këtë stinor pas 4 xhirove të zhvilluara, ndërsa edhe Lipjani ka bilanc të njejtë sikurse Borea.