LIPJANI - BOREA
Juniku: Presim lojë të mirë
13 October, 2018 @12:42
Organizatori i Lipjanit, Fisnik Juniku, para ndeshjes ka thënë se janë duke pritur një lojë të mirë kundër Boreas.
“Jena përgatit mirë, të huajt në skuadër kanë filluar të ambientohen, trajneri ka bërë një punë të mirë gjatë javës për këtë lojë, lëndime në skuadër nuk kemi dhe presim një lojë të mirë”.
Juniku në dy ndeshjet e para për Lipjanit nuk luajti pasi që ka qenë jashtë vendit, ndërsa ka luajtur rol të rëndësishëm në fitoren historike të Lipjanit në xhiron e fundit kundër Trepçës.
Lipjani sot në ora 15:00 do të takohet me Borean.