PRISHTINA - BASHKIMI
Karanezi: Të përgatitur psiqikisht dhe fizikisht
13 October, 2018 @13:16
Lojtari prizrenas i Bashkimit, Ujkan Karanezi, para ndeshjes derbi kundër Prishtinës ka thënë se skuadra e tyre është përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje.
“Jemi përgatitur maksimalisht si psiqikisht ashtu edhe fizikisht për këtë ndeshje, do të mundohemi me tregu lojë të mirë e pse jo edhe për fitore eventuale”.
Karanezi në ndeshjen e fundit kundër Prizrenit, kishte luajtur me 8 pikë dhe 9 kërcime, derisa kishte shënuar pikë vendimtare në fitoren e parë të kampionit aktual Bashkimi.
Portokallezinjtë sot do të përballen me Prishtinën në ora 20:00.