TRAJNERI BOSHNJAK
Mulaomerovic debuton sot në Superligë
13 October, 2018 @17:33
Trajneri i reprezentacionit të Kosovës, Damir Mulaomerovic, që së fundi ka marrë edhe drejtimin e Prishtinës, sot do të debutojë si trajner në Superligë.
Përballja ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit nis në ora 20:00, ndërsa ky do të jetë dueli i parë zyrtar për bardhekaltërit këtë stinor me trajnerin, që ka shumë famë si lojtar.
Mulaomerovic ka drejtuar Prishtinën në miqësore ndaj Rabotnickit të Shkupit ditë më parë, ku bardhekaltërit e fituan këtë ndeshje.
Prishtina nisi stinorin 2018/19 me trajnerin gjerman, Matthias Zollner, të cilin e larguan vetëm 40 ditë pas emërimit në krye të ekipit.