SUPERLIGA
Prishtina ‘stërvitet’ në Prizren!
1 March, 2014 @20:53
Dikur njëri prej derbive më të nxehta në Kosovë, sot është shumë larg këtij epiteti.
Sigal Prishtina ka shkeluar rivalin e vjetër, Bashkimin, të cilin e mposhti me rezultat të thellë 58-104, në ndeshjen e luajtur në Prizren.
Basketbollistët prizrenas u treguan rival të denjë vetëm në çerekun e parë të cilin e përfunduan në epërsi, 19-17.
Më pas loja e Bashkimit e morri teposhtëzen, derisa e kundërta ndodhi për Sigal Prishtinën.
Alban Veseli ishte koshashënuesi më i mirë i takimit me 20 pikë, kurse te humbësit më së shumti pikë i shënuan Lampley dhe Younga, nga 11 secili.
Në javën e ardhshme Prishtina do të ketë punë të vështirë me Pejën, ndërsa Bashkimi pret t’i kthehet fitoreve me përballjen ndaj Besës.
Rezultatet dhe tabela aktuale.