PRISHTINA - BASHKIMI
Prishtinaset barazojnë serinë finale
17 April, 2019 @21:50
Vashat e Prishtinës kanë arritur të barazojnë serinë finale të PlayOffit të Ligës së Femrave.
Të drejtuara nga Fidan Shatri, bardhekaltërat kanë mposhtur Bashkimin sonte në palestrën 1 tetori për të bërë serinë 1-1.
Përveç çerekut të parë kur Bashkimi kishte epërsi 17-22, prishtinaset në të gjitha çerekët tjerë janë treguar më të mira dhe në fund kanë fituar 78-68 për të barazuar serinë.
Shiko: PLAYOFF SKEMA
Irma Konjusha me 20 pikë e 5 asistime ka qenë më efikasja te Prishtina në këtë fitore. Ndërsa asaj i ndihmuan mjaft edhe amerikanja Braennan Farrar me 18 të shënuara, Saranda Daci me 15 dhe Tyrkyra Williams me 14 pikë.
Te Bashkimi 35 pikët e Danisha Shawit, të shoqëruara me 9 kërcime e 4 asistime në një natë perfekte për te, nuk shfaqi rezultat për ekipin, pasi që përveç asaj vetëm edhe Mary Stewart shënoi pikë dyshifrore (17 pikë).
Dueli i radhës, zhvillohet në vikend në Prizren, ndërsa termini përcaktohet në ditët në vijim.