Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - PRIZRENI

Prizreni demolon Trepçën

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Prizreni demolon Trepçën


1 December, 2019 @18:44

Skuadra e Prizrenit me dominim total e mposhti Trepçën me rezultat 51-103.

Që nga fillimi i ndeshjes e deri në fund, kontrolli ishte te skuadra e trajnerit Arbnor Rifati, derisa dallimi më i madh u bë në çerekun e tretë, ku skuadra e Prizrenit më mbrojtje të fortë pësoi vetëm 2 pikë!!!

Trepça me 51 pikë në total e shënoi pikët më të ulëta të stinorit.

Te Prizreni pesë lojtarë luajtën me pikë dyshifrore. Malcolm Canada ishte shumë afër shifrave triple-double. Ai luajti me 24 pikë, 14 kërcime e 7 asistime, derisa u ndihmua nga Ty Nichols me 24 pikë, Blendi Matoshi me 20 pikë e 10 kërcime, Elliott Cole me 15 pikë dhe Urim Zenelaj me 10 pikë e 19 kërcime.

Te skuadra mitrovicase asnjë lojtarë nuk luajti me pikë dyshifrore, derisa më të veçuarit ishte Agon Selmani dhe Ramadan Zekiqi me nga 8 pikë secili.

TABELA AKTUALE

Prizreni me 8 fitore e 5 humbje dhe me 21 pikë në total, gjendet në pozitën e tretë aktualisht, derisa Trepça është në zonën e rrezikshme me 2 fitore e 10 humbje.

Në xhiron tjetër Prizreni takohet me Bashkimin, kurse Trepça përballet me Pejën.


 
Të gjitha lajmet nga