PRIZRENI - KAMZA

Prizreni e nis me humbje Ligën Unike
24 October, 2021 @19:38
Skuadra e Prizreni ka pësuar me rezultat 91-96 kundër Kamzës dhe startoi me humbje në Ligën Unike.
Prizreni e nisi ndeshjen me një seri prej 6-0 dhe e mbylli çerekun e parë me 4 pikë epërsi 31-27.
Në çerekun e dytë, Kamza u këndell dhe e mori epërsinë 51-57.
Prizreni përëri e riktheu epërsinë në favor të tyre 74-68, derisa në çerekun e katërt Kamza duke shënuar 28 pikë dhe pësuar 17 pikë e mposhti kundërshtarin në
ndeshjen e parë në Ligën Unike.
Pesë lojarë luajtën me pikë dyshifrore te Kamza, prej tyre më i miri ishte Matthew Eldrigde me 23 pikë e 11 kërcime.
Te Prizreni më të dalluarit ishin Courtney Fells me 20 pikë, 6 asistime e 5 kërcime, Ivan Koljevic me 18 pikë, 9 asistime e 5 kërcime dhe Urim Zenelaj me double-double
prej 14 pikëve e 11 asistime.
Në xhiron e dytë Kamza takohet me Vllazninë, kurse Prizreni me Tiranën.