PJESA E PARË: PRIZRENI-TREPÇA
Prizreni kap avantazhin para pushimit
12 December, 2018 @19:52
Edhe pse Trepça gjatë gjithë pjesës së parë ka qenë në avantazh, Prizreni ka arritur të rikthehet në lojë dhe me treshen e Chris Bradfordit 19 sekonda para fundit të pjesës së parë ka marrë epërsinë për të mbyllur 20 minutëshin e parë të ndeshjes, 40-37.
Çereku i parë i ndeshjes përfundoi 17-23 në të mirë të Trepçës, ndërsa ai i dyti 23-14 në të mirë të Prizrenit, për të përgjithshmen me 3 pikë avantazh për vendasit pas 20 minutave lojë.
Me 13 pikë të shënuara, më efikasi te Prizreni pas pjesës së parë është Elliott Cole me 13 pikë, ndërsa te Trepça po dallohet Besnik Azemi me 12 pikë të shënuara.