YLLI - LIPJANI
Ylli favorit ndaj Lipjanit
12 December, 2018 @10:01
Ndeshja e dytë e ditë së sotme në kuadër të xhiros XIII do të jetë ndërmjet Yllit dhe Lipjanit.
Krahas formës dhe gjendjes aktuale në Superligë, Ylli mund të llogaritet favorit kryesor në këtë përballje.
Skuadra e trajnerit Arben Krasniqit, në rast se fitojnë në këtë ndeshje, me një humbje eventuale të Rahovecit do të pozicionohen në vend të dytë në Superligë, të cilët aktualisht kanë bilanc prej 7 fitoreve e 5 humbjeve, kurse Lipjani gjendet në fund të tabelës me 2 fitore e 10 humbje.