PRISHTINA - YLLI
E 11-ta me radhë
9 December, 2018 @21:00
Prishtina ka shënuar edhe fitoren e njëmbëdhjetë me radhë në Superligë, ndërsa trajneri i saj Damir Mulaomerovic i ka dhënë mundësi të gjithë basketbollistëve në dispozicion të paraqiten në lojë.
Fitorja e Prishtinës asnjëherë nuk erdhi në dyshim, derisa epërsia ngritej vazhdimisht, derisa në fund u testuan edhe të gjithë lojtarët në dispozicion.
Dardan Berisha me 32 pikë ishte më efikasi te Prishtina dhe i vetmi që shënoi pikë dyshifrore në fitoren 96-67.
Më së shumti minuta në lojë ka pasur Mikaile Tmusic, 24, që ka shënuar 9 pikë, ndërsa më së paku Rilind Krasniqi, 5, që ka shënuar dy pikë në këtë ndeshje.
Te Ylli, më së shumti pikë sonte shënoi Clay Everett, 15. Ndërsa ekipi pësoi pas dy fitoreve që i kishte shënuar radhazi.