PRIZRENI - RAHOVECI
Pas 3 humbjeve radhazi, Rahoveci i kthehet fitores
9 December, 2018 @18:30
Pas tri disfatave radhazi në Superligë, ekipi i Rahovecit i është kthyer fitores, duke e mposhtur Prizrenin në “Sezai Surroi” sonte.
Rahoveci ka pasur një pjesë të parë për tu harruar. Prizreni ka qenë ekip shumë më i mirë në pjesë të parë. Mirëpo, në pjesën e dytë, veçanërisht në çerekun e tretë (seria fillestare 9-0) vreshtarët treguan forcën e tyre dhe kthyen epërsinë në të mirë të tyre për ta fituar në fund edhe ndeshjen, 66-73.
Në çerekun e fundit epërsia ndërrohej nga ekipet, por në sekondat e fundit të ndeshjes Rahoveci siguroi fitoren dhe hyri qetë në 20 sekondëshin e fundit.
Fred Richardson luajti me 21 pikë e 11 kërcime te Rahoveci sonte, ndërsa James Stanback shtoi 13 pikë të tjera në fitore.
Arian Qallaku me një treshe vendimtare në minutat e fundit, për të kthyer epërsinë në të mirë të vreshtarëve, luajti me 10 pikë, 5 kërcime e 4 asistime, derisa Rron Grapci shtoi 11 pikë.
Te Prizreni më efikasi ka qenë Urim Zenelaj me 15 pikë e 22 kërcime! Elliott Cole u ndal në 12 pikë (0-9 për tre pikë), ndërsa përforcimi i ri i skuadrës Chris Waller shtoi 14 pikë të tjera.
Pas kësaj fitoreje Rahoveci aktualisht kthen pozitën e dytë në klasifikim, ndërsa Prizreni mbetet në pozitën e gjashtë.