KB TREPÇA
Ekipi i parë që arrin 1000-shin
8 December, 2018 @21:06
Skuadra e Trepçës me fitoren e sontme të thellë ndaj Boreas, është bërë ekipi i parë në Superligë që ka arritur shifrën prej 1000 pikëve të shënuara këtë stinor në Superligë të Kosovës.
Basketbollistët e drejtuar nga Ilir Selmani përkundër startit të keq të stinorit, me kohë kanë marë veten dhe tashmë po kërkojnë pozitat kryesore në Superligë, pasi që prej fundit të tabelës, ku ishin gjatë tetorit, tashmë kanë arritur në pozitën e tretë të klasifikimit.
Trepça aktualisht ka 1004 pikë të shënuara në Superligë, ndërsa Borea në anën tjetër është bërë ekipi i parë që ka pranuar në koshin e saj mbi 1000 pikë, ku vetëm sonte ka pranuar 136 sosh nga Trepça dhe ka 1108 pikë të pranuara pas 12 xhirove të zhvilluara.