NGA INFORMATORI NR. 11
Mbi 500 euro dënime pas ndeshjes Bashkimi-Prishtina
8 December, 2018 @18:42
Në raportin e fundit të Komesarit të Garave të FBK-së dhe Informatorin e xhiros XI të Superligës janë vërejtur dënime nga ndeshja derbi e xhiros, ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës.
Shuma totale e dënimeve në këtë përballje do të mbushë arkën e FBK-së me mbi 500 euro për këtë xhiro, ndërsa dënim tjetër në këtë xhiro ka marrë edhe ekipi i Prizrenit.
Nga përballja Bashkimi - Prishtina, trajneri i Bashkimit Krunoslav Krajnovic është gjobitur me 150 euro dënim, për shkak të gabimit teknik.
Ndërsa te Prishtina trajneri Damir Mulaomerovic ka marrë 75 euro për gabim teknik dhe 300 euro tjera për gabim diskualifikues.
Në këtë ndeshje me 50 euro tjera është dënuar edhe qendra e Prishtinës, Khalid Boukichou, për shkak të gabimit teknik gjithashtu.
Sa i përket ndeshjeve tjera të Superligës, dënim ka pësuar vetëm edhe ekipi i Prizrenit. Klubi i ri i Superligës, që dallohet me pak dënime të mara këtë stinor, është dënuar me 50 euro për shkak të mosrespektimit të Nenit 48.13 që thotë: mosparaqitja e lojtarëve me logo të FBK-së, mosparaqitja e lojtarëve me fanella dhe brekë me ngjyrë të njejtë ose mosdukshmëria e mirë e numrave në fanella.