TOP 10 PERFORMANCES @ GW 11
TOP 10-shja e xhiros XI në Superligë
8 December, 2018 @12:02
Qendra 26 vjeçare e Prishtinës, Khalid Boukichou, ka pasur natë të mrekullueshme në Prizren në përballjen e mesjavës ndaj Bashkimit dhe ka fituar vendin e parë në TOP 10 lojtarët e xhiros XI.
Boukichou luajti me 30 pikë, 8 kërcime e 6 asistime në fitoren e Prishtinës ndaj Bashkimit, për tu vlerësuar si më i miri i xhiros nga Eurobasket.
Pas tij në treshen kryesore kanë zënë vend: Musab Malaj i Lipjanit. Mitrovicasi Malaj ka pasur njërën ndër paraqitjet gjigande të tij këtë stinor, për t’ia sjellë ekipit fitoren e tretë të stinorit dhe për t’i dhënë shpresa për mbijetesë.
Malaj ka shënuar 27 pikë, 9 kërcime e 3 asistime në fitoren që Lipjani e shënoi me mund ndaj Boreas. Kjo fitore do t’i jep shpresë lipjanasve për të luftuar për mbijetesë.
I treti në renditje është përsëri një lojtar i Prishtinës. Dardan Berisha, sikurse Boukichou, me shpërthim në çerekun e fundit i solli bardhekaltërve fitoren ndaj Bashkimit.
Dardani përfundoi ndeshjen me 23 pikë, 9 kërcime dhe 9 asistime për të kapur pozitën e tretë në TOP 10shen e javës.
Në pozitat tjera janë renditur: 4. Samir Zekiqi (Trepça), 5. Fred Richardson III (Rahoveci), 6. Jordan Capps (Bashkimi), 7. Artin Gashi (Ylli), 8. Blendi Kadusha (Borea), 9. Urim Zenelaj (Prizreni) dhe 10. DeShon Minnis (Rahoveci).