Të gjitha lajmet

PRIZRENI - BASHKIMI

Prizreni mbi kampionin, për histori

Prizreni mbi kampionin, për histori

28 February, 2019 @20:47

Një ndeshje fantastike për të pranishmit në “Mizahir Isma” ishte ndeshja e zhvilluar mes Prizrenit dhe Bashkimit sonte.

Dy skuadrat nga Prizreni zhvilluan 40 minuta mjaft intensive dhe shfaqën lojë mjaft kualitative, gjatë së cilës rezultati ishte kryesisht i barabartë, e në fund fitores iu gëzua skuadra e Prizrenit, e cila arriti ta eliminojë rivalin lokal nga Kupa e Kosovës, për ta arritur kështu për herë të parë në histori të klubit gjysmëfinalen e kësaj gare.

SKEMA E KUPËS

Ishte skuadra e Bashkimit ajo që shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi prej 8 pikëve, mirëpo përmbysja e Prizrenit erdhi në pjesën e dytë. Fillimisht, skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati e ngushtoi rezultatin në 61-64 në fund të çerekut të tretë, ndërsa në çerekun e katërt startoi me një seri 13-2, për të krijuar epërsi të kapashme për Bashkimin dhe për ta mbyllur ndeshjen me fitore me rezultat 84-74 (20-17, 17-28, 24-19, 23-10). Përveç serisë fantastike në fillim të çerekut, për t’u vlerësuar është edhe mbrojtja fantastike e treguar nga Prizreni në këtë çerek, mbrojtje e cila pranoi vetëm 10 pikë përgjatë gjithë çerekut vendimtar të përballjes.

Më të dalluarit te Prizreni sonte ishin Malcolm Canada me 23 pikë, 7 kërcime e 7 asistime dhe Urim Zenelaj me 17 pikë, 14 kërcime (6 prej tyre në sulm) e 1 asistim, kurse te Bashkimi u veçuan Drilon Hajrizi (16 pikë, 10 kërcime) si dhe Jordan Capps e Lamar Wofford me nga 15 pikë secili.

Në gjysmëfinale Prizreni do të takohet me skuadrën nikoqire të Rahovecit nesër (1 mars) me fillim nga ora 19:00, derisa fituesi i këtij dueli në finale takohet me fituesin e takimit mes Prishtinës dhe Yllit.

NGA INFORMATORI

Nga ndeshja e parë, vetëm një dënim

TOPSPORTI/ A. P.

4 May, 2019 @14:47

Pas ndeshjes së parë të serisë finale të PlayOffit të Superligës, Komesari i Garave të FBK-së ka regjistruar ndeshjen, ndërsa…

FINALS / GAME 1: PRISHTINA - RAHOVECI

Bindshëm startojnë serinë finale

2 May, 2019 @20:40

Nënkampionja e Kosovës në basketboll, Prishtina, në ndeshjen e parë të serisë finale e mposhti Rahovecin me rezultat 110-82…

PRISHTINA - RAHOVECI

Ç3: +35 epërsia, 10 minuta larg fitores

2 May, 2019 @20:11

Prishtina është shumë afër fitores. Pas 30 minutave lojë, rezultati shënon 89-54 në favor të Prishtinës. Dardan Berisha me 20…

PJESA E PARË: PRISHTINA - RAHOVECI

Thellohet epërsia në ndeshjen Prishtina - Rahoveci

2 May, 2019 @19:41

Skuadra e Prishtinës e mbylli pjesën e parë me 28 pikë epërsi kundër Rahoveci (60-32), në ndeshjen e parë finale…

PRISHTINA - RAHOVECI

Ç1: Epërsi dyshifrore në Prishtinë

2 May, 2019 @19:20

Pas 10 minutave lojë në ndeshjen Prishtina - Rahoveci, rezultati shënon 32-18 në favor të Prishtinës. Mikaile Tmusic aktualisht është…

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga