Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGJALLIN SHPRESAT PER PLAY-OFF

Prizreni për PlayOff, rrëzon Rahovecin në Ligë të Parë

Foto: KBPrizreni/ arkiv/ Arni

Prizreni për PlayOff, rrëzon Rahovecin në Ligë të Parë


18 March, 2023 @19:43

Tashmë nuk ka gjasa as matematikore për Rahovecin, derisa Prizreni me fitore ndaj tyre përveç se ka vulosur fatin e tyre të rënies në Ligë të Parë, bardhezinjtë në cilësi të vendasit sonte kanë fituar ndeshjen për të shpresuar në PlayOff, para ndeshjes vendimtare ndaj Vëllaznimit që e luajnë në xhiron e radhës.

Prizreni ka mposhtur Rahovecin ngushtë 94-86, derisa te këta të fundit mungoi Jack Pagenkopf, e me nga 20 pikë të Urim Zenelajt e Meriton Ismailit bardhezinjtë e drejtuar nga Edin Kërveshi arritën fitoren e parë pas gjashtë humbjesh radhazi në Superligë.

Qendra Zenalaj kreu ndeshjen me double-double, pasi që regjistroi edhe 12 kërcime në ndeshje, ndërsa 18 pikë, 4 asistime e 8 kërcime i bëri Adam Grant në këtë fitore.

TABELA AKTUALE

Te Rahoveci që dha edhe atomin e fundit në këtë duel me 21 pikë koshashënuesi më i mirë ka qenë Edmond Kryeziu, ndërsa 16 i shënoi Gary Blackstone. Dyshja Igor Chumakov dhe Ujkan Karanezi dhanë nga 15 pikë, që s’mjaftuan për një fitore prestigji për vreshtarët luftarak nën drejtimin e Daniel Nelsonit.

Me fitore, Prizreni për momentin del në pozitë të gjashtë të renditjes tabelare me bilans 8-18, ndërsa Rahoveci i fundit është në 4-22, ku kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundim të stinorit të rregullt.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga