PRIZRENI
Prizreni prezanton Arti Hajdarin
21 September, 2020 @15:50
Skuadra e Prizrenit ka arritur marrëveshje me basketbollistin pejan, Arti Hajdarin.
Hajdari ka nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi me skuadrën prizrenase.
Arti në stinorin e kaluar 15 ndeshjet e para luajti për Feronikelin, derisa në pjesën e dytë të stinorit u transferua te Peja.
Hajdari te Feronikeli luajti me mesatare prej 20.6 pikëve, 3.1 asistimeve dhe 4.4 kërcime për ndeshje, kurse te Peja luajti vetëm 8 ndeshje me mesatare prej 5.1 pikëve, 1 asistimeve dhe 2.2 kërcimeve për ndeshje.