ANTONIS CONSTANTINIDES
Pse e la Energian për Prishtinën?
11 January, 2016 @15:00
Qiprioti Antonis Constantinides ka thënë fjalë të mira për basketbollin e Kosovës dhe për ekipin e tij të ri, Sigal Prishtina.
Në një intervistë të dhënë për qiprioten Reporter, Constantinides ka bërë të ditur se janë dy arsyet pse ka kaluar te Prishtina.
“Së pari problemet ekonomike filluan në klub dhe nuk dëshiroja të rrezikoja, pasi që njëra ndër arsyet pse jam jashtë vendit është paraja. Pastaj është Prishtina, që sigurisht është ekip i madh, si në terme historike ashtu edhe si një hap përpara në karrierën time,” ka thënë trajneri i ri i Sigal Prishtinës.
Më tutje ai ka bërë të ditur se në Kosovës njerëzit janë të untë për basketboll, ndërsa drejtuesit e klubit i kanë thënë se mund të luajnë edhe në Ligën e Adriatikut nga stinori tjetër.
Constantinides ka zëvendësuar maqedonin Marjan Ilievski që u largua në marrëveshje me klubin në dhjetor, ndërsa qiprioti ia nisi punës menjëherë pas vitit të ri 2016.
I merr malli për familje dhe për vendin e tij, por puna jashtë vendit dhe ndërtimi i një karriere të madhe, është primar për të, ka shtuar ai ndër të tjera.
Me 41 vjetët e tij, trajneri në fjalë do të debutojë pasnesër në një ndeshje për Sigal Prishtinën, kur ekipi udhëton drejt Malit të Zi në përballjen e BIBL ndaj Mornarit në Tivar.
Sigal Prishtina është në garë për tre trofe këtë stinor, titullin kampion, Kupën dhe BIBL, ndërsa është eliminuar nga FIBA Europe Cup.
Në ditën e zyrtarizimit të tij si trajner, ai kishte thënë se do të luftojnë për të gjitha trofetë që janë në garë. Me vete, ai solli edhe dy basketbollistë amerikanë nga liga rumune.