Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOS ANGELES CLIPPERS, 9 RRESHT

Seria vazhdon, pas vazhdimeve

Foto: nba.com/arkiv

Seria vazhdon, pas vazhdimeve


11 January, 2016 @6:21

Los Angeles Clippers ka arritur të shënojë fitoren e nëntë me radhë, por për këtë është dashur të mundohet mjaft, pasi që fitorja erdhi vetëm pas vazhdimeve. 

Chris Paul përfundoi ndeshjen me dyshifror të dyfishtë, 25 pikë e 11 asistime, ndërsa Jamal Crawford shtoi 21 pikë tjera. 

Pelikanët e New Orleans në fund treguan dhëmbët duke arritur që në çerekun e fundit të çojnë ndeshjen në vazhdime, 101-101. 

Jrue Holiday me 29 pikë e 11 kërcime ka qenë më efikasi te ata, ndërsa Tyreke Evans shtoi 26 pikë, 7 asistime e 7 kërcime tjera. 

Në fund, Clippers fitoi dhe ngriti serinë e fitoreve ndërsa bilanci i tyre pas kësaj ndeshjeje është 25-13, e Pelicans kanë bilanc 11-25. 


 
Të gjitha lajmet nga NBA