E SHTATA ME RADHË

Foto: Cavs Official
James 37, Cavs ngrisin serinë
11 January, 2016 @6:08
Fitorja e shtatë me radhë e Cleveland Cavaliers me 10 pikë dallim kundër Philadelphia 76ers, erdhi sot në mëngjes.
LeBron James barazoi rekord pikët personale të këtij stinori, duke shënuar 37 pikë në fitoren e ekipit të tij, derisa Cavs mposhti 76ersin 95-85.
Nënkampioni i NBA-së tashmë ka kapur një seri prej 13 fitoreve në 15 ndeshjet e fundit, ndërsa James ka ngritur lojën duke e përfunduar atë edhe me 9 asistime e 7 kërcime.
“Ata më shikuan si lider i ekipit sonte dhe unë këtë duhet ta bëj gjatë gjithë vitit. Iu nevojita atyre shumë sonte dhe ia dolëm së bashku në fund,” ka thënë James në fund të ndeshjes për nba.com.
Përveç që nuk arriti t’i kap dy topa në të njejtën kohë, LeBron James, ka qenë fantastik në këtë ndeshje.
Pas kësaj ndeshjeje Cleveland ka bilanc 26-9, ndërsa Philadelphia 4-36.