LARGOHEN
Vëllaznimi liron treshen pejane
9 January, 2016 @21:14
Skuadra e Vëllaznimit, në pjesën e dytë të kampionatit nuk do të mund të llogaris te tre basketbollistët pejanë, Arian Qallaku, Sami Hajzeri dhe Blend Matoshi.
Ky i fundit ishte ai i cili e konfirmoi lajmin për Borozani.com, duke shtuar se ai dhe dy bashkëlojtarët e tij tashmë janë lojtar të lirë.
“Unë, Ariani dhe Samiu jemi larguar nga Vëllaznimi dhe jemi lojtar të lirë,” tha Matoshi, derisa shtoi: “Mos përmbushja e obligimeve financiare nga ana e klubit gjakovar, është arsyeja kryesore e kësaj ndarjeje”.
Qallaku, Hajzeri dhe Matoshi kanë qenë ndër lojtarët më të dalluar të Vëllaznimit, i cili në 12 ndeshje të zhvilluara në Superligë, ka arritur të shënojë vetëm dy fitore, duke e mposhtur vetëm Kerasan Prishtinën.