EMOCIONE
Pana e Lokomotiv, fitojnë në fund
9 January, 2016 @0:27
Gjiganti grek Panathinaikos mposhti në sekondat e fundit të ndeshjes, Unicaja Malagën, me rezultat 68-66 dhe e regjistroi fitoren e parë në Grupin E.
Dimitris Diamantidis, ishte bartësi i skuadrës me 17 pikë e 7 asistime, derisa në anën tjetër, 22 pikët e Jamar Smithit, nuk mjaftuan për fitore të spanjollëve.
Kjo ishte fitorja e parë e Panas, që ka një humbje të pësuar ndaj Fenerbahçes.
Anadolu Efes pëson në fund
Edhe Lokomotiv Kubani, sikurse Panathinaikosi, fitoi në fund të ndeshjes me rezultat të ngushtë 78-77.
Skuadra turke, Efes, është ndarë duarthatë nga Rusia, duke e regjistruar humbjen e parë në Grupin E.
Lokomotiv Kubani gjendet në pozitën e dytë në Grupin E, së bashku me Fenerbahçen, janë të vetmet skuadra pa humbje pas xhiros së dytë.
Video
Panathinaikos - Unicaja
Lokomotiv Kuban - Anadolu Efes