NGA FEDERATA PËR KLUBET
Shtyhet afati kalimtar
8 January, 2016 @18:45
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka shtyer afatin kalimtar për regjistrimin e lojtarëve të huaj.
Nëpërmjet një njoftimi të botuar pak më parë në faqen zyrtare të saj, FBK ka bërë të ditur se afati kalimtar nga 10 janari 2016 është shtyer për 11 janar 2016, deri në ora 16.
Kjo shtyerje është bërë për faktin që 10 janari është ditë e diel, ndërsa 11 janari e hënë.
Deri më tani nga 4 janari, vetëm Sigal Prishtina ka shfrytëzuar afatin që të regjistrojë dy lojtarë të huaj, Andrew Warren dhe Willian Kemp.
Te skuadrat tjera ende nuk është raportuar për ndonjë lëvizje.