AT&T CENTER
Spurs shpëtoi në fund
9 January, 2016 @12:26
Lojtari spanjoll i New York Knicksit, Jose Calderon, e kishte rastin për t’u bërë hero i natës dhe për t’ia përfunduar serinë e fitoreve në shtëpi San Antonio Spursit.
Por, tentimi i tij në sekondat e fundit, nuk u realizua, dhe ndeshja përfundoi 100-99 në favor të Spursit.
Skuadra nga Teksasi para ndeshjes ishte favorit, derisa u munduan shumë gjatë ndeshjes, duke mos e fituar atë me lehtësi.
Kawhi Leonard, ishte koshashënuesi më i mirë tek San Antonio me 19 pikë të shënuara, derisa i rrëmbeu edhe 12 kërcime.
Në anën tjetër, lojtari rookie i Knicksit, Kristaps Porzingis shkëlqeu me 28 pikë e 11 kërcime, por nuk mjaftoi për befasi në AT&T Center.
San Antonio Spurs gjendet në pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore, me 32 fitore e 6 humbje, derisa New Yorku ka bilanc prej 18 fitoreve e 20 humbjeve deri më tani.
Video
Porzingis