GOLDEN STATE WARRIORS - SACRAMENTO KINGS

Stephen Curry majtas, Seth Curry djathtas/ Foto: nba.com
Curry pa mëshirë ndaj vëllaut
10 January, 2016 @11:18
Profesionalizmi e ka këtë, që të mos përzihet familja dhe sporti. E shembulli më i mirë është bërë dje në ndeshjen Golden State Warriors - Sacramento Kings.
Dy vëllezërit të familjes Curry, (Stephen e Seth), janë përballë dje në Sleep Train Arena të Sacramentos. Stephen Curry, e shkatërroi skuadrën e vëllaut, duke i mposhtur me rezultat 128-116, derisa super ylli i luftëtarëve luajti me 38 pikë, 11 asistime e 6 kërcime.
Te mbretërit e Sacramentos më i miri ishte DeMarcus Cousins, me 33 pikë e 10 kërcime.
Golden State Warriors e regjistroi fitoren e 35-të dhe i ka vetëm dy humbje deri më tani.
Video
Curry vs Cousins