SIGAL PRISHTINA

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Pse s’luajti Dardani mbrëmë?
31 January, 2016 @11:25
Dardan Berisha nuk ishte në fushë dje në përballjen Vëllaznimi - Sigal Prishtina, të cilën ekipi i tij, e kaloi lehtë me fitore.
Borozani.com komunikoi me zëdhënësin e ekipit kampion, Genc Neziri, i cili ka bërë të ditur se mungesa e Dardanit ka qenë për shkak të ftohjes/gripit, ndërsa ai pritet që të kthehet në fushë që në ndeshjen e ardhshme ndaj Kozuvit në kuadër të BIBL.
Sigal Prishtina nuk din për humbje prej se është duke u drejtuar nga trajneri i ri Antonis Constantinides, që erdhi me të filluar Viti i Ri.