PA PROBLEME

Foto: KB Prishtina Official
Prishtina ‘dyfishon’ Vëllaznimin
30 January, 2016 @18:31
Sigal Prishtina ka kaluar pa telashe fare Vëllaznimin sonte në “Shani Nushi”, ndërsa bardhekaltërit në çdo çerek kanë shënuar mbi 30 pikë ndaj gjakovarëve.
Pritej vetëm rezultati përfundimtar i ndeshjes pasi që fituesi nuk vihej në diskutim fare, e Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e radhës nën drejtimin e Antonis Constantinidesit.
Qiprioti u dha mundësi të gjithë basketbollistëve në dispozicion të luajnë, ndërsa më efikasi ka qenë Mohamed Abukar me 22 e Jason Washburn pranë tij me 20 pikë të shënuara.
Te Vëllaznimi, Arian Qallaku, nëse asgjë tjetër, morri epitetin e koshashënuesit më të mirë të ndeshjes me 27 pikët e shënuara.
Pas kësaj ndeshjeje, Prishtina ka bilanc 11-3 ndërsa Vëllaznimi 3-12.
Statistikat ekipore
Vëllaznimi | Sigal Prishtina | ||
Çereku i parë | 13 | 35 | |
Çereku i dytë | 28 | 31 | |
Çereku i tretë | 12 | 39 | |
Çereku i katërt | 16 | 28 | |
Kërcime | 20 | 42 | |
Asistime | 9 | 24 | |
Bllokada | 0 | 5 | |
Topa të vjedhur | 3 | 12 | |
Topa të humbur | 12 | 7 | |
Tentime për tre pikë | 8/23 | 14/31 | |
Tentime nga loja | 24/59 | 51/80 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 13/22 | 17/23 |
Statistikat individuale te Vëllaznimi
1 | Arian Qallaku | 27 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
2 | Blendi Matoshi | 14 pikë | 9 kërcime | 1 asistim |
3 | Mehmet Kollqaku | 11 pikë | 1 kërcim | - |
4 | Michael Lewis | 8 pikë | 1 kërcim | - |
5 | Gent Zeka | 5 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
6 | Sami Hajzeri | 2 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
7 | Leutrim Berisha | 2 pikë | 1 kërcim | - |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Mohamed Abukar | 22 pikë | 6 kërcime | 5 asistime |
2 | Jason Washburn | 20 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
3 | Willie Kemp | 18 pikë | 2 kërcime | 1 top të vjedhur |
4 | Blerim Mazreku | 15 pikë | 2 kërcime | 1 top të vjedhur |
5 | Andrew Warren | 13 pikë | 7 asistime | 5 kërcime |
6 | Stanimir Marinov | 13 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
7 | Rinor Peci | 13 pikë | 1 kërcim | 1 top të vjedhur |
8 | Gerti Shima | 8 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
9 | Edmond Azemi | 6 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
10 | Mergim Jakupi | 3 pikë | 2 kërcime | 1 top të vjedhur |
11 | Gazmend Sinani | 2 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |