SONTE, VËLLAZNIMI - SIGAL PRISHTINA

Foto: KB Prishtina Official/ Q. Ternava
Sigal Prishtina drejt Gjakovës
30 January, 2016 @9:18
Vëllaznimi, që vjen nga fitorja ndaj Kerasan Prishtinës në fundjavën e shkuar, kësaj radhe pret në “Shani Nushi” një rival shumë më të fortë, Sigal Prishtinën.
Kuqezinjtë janë të hendikepuar pa kapitenin me përvojë Driton Rraci që u operua ditë më parë, ndërsa në anën tjetër nxënësit e Shkumbin Kumnovës do të mundohen të bëjnë më të mirën e tyre në këtë ndeshje.
Sigal Prishtina, shikuar nga ana e saj, udhëton për në “Shani Nushi” sot me vetëm një qëllim - fitore. Prej se erdhi trajneri Antonis Constantinides, bardhekaltërit nuk dinë për humbje dhe këtë ritëm dëshirojnë ta mbajnë në të gjitha garat.
Te Sigal Prishtina nuk ka mungesa të raportuara, ndërsa në vitin 2016 ekipi ka shënuar 6 fitore në po aq ndeshje në të gjitha garat.
Drejtimi i ndeshjes i është besuar Atdhe Goçajt, Burim Berishës dhe Eldin Ugljarit, ndërsa fillon në ora 17.