YLLI

BOROZANI/ Lis Dorambari
Qallaku afër Yllit
5 January, 2015 @17:35
Befasia më e këndshme e pjesës së parë të kampionatit në Superligë, skuadra e Yllit, është pranë realizimit të transferimit të parë në afatin kalimtar të janarit.
Drejtuesit e klubit nga Suhareka janë në bisedime me basketbollistin pejan, Arian Qallaku, transferimin e të cilit pritet ta realizojnë brenda këtyre ditëve, konfirmon vetë lojtari për Borozani.com.
“Po, jam në bisedime me skuadrën e Yllit dhe jam shumë afër të transferohem. Besoj se deri nesër do të vendoset gjithçka,” tha Qallaku ekskluzivisht për Borozani.com.
Basketbollisti 23 vjeçar së fundi ka qenë pjesë e skuadrës së Besës, në të cilën ka qenë njëri prej lojtarëve më të dalluar nga vendorët, mirëpo pas pakënaqësive me drejtuesit e klubit pejan ishte larguar së bashku me basketbollistin tjetër, Sami Hajzeri.