CAV-DAL

nba.com
S’ka fitore pa Jamesin
5 January, 2015 @14:28
Rëndësia e rezervistëve në një skuadër u vërtetua edhe njëherë në ndeshjen e mbrëmshme, Cleveland Cavaliers - Dallas Mavericks.
Kavalierët e Clevelandit, luajtën pa LeBron Jamesin, i cili për shkak të lëndimit do të mungojë së paku dy javë.
Pas Jamesit, në çerekun e tretë, u detyrua që ta lë parketin edhe Kyrie Irving ngase kishte dhimbje tek shpina.
Ylli i vetëm që mbeti në parket ishte Kevin Love, ku shkëlqeu me 30 pikë, 10 kërcime e 3 asistime, por nuk mjaftuan për ta ndalur Dallas Mavericksin, ku më i miri tek mysafirët ishte Monta Ellis me 20 pikë, derisa me 15 pikë të tjera u ndihmua edhe nga Dirk Nowitzki.
Clevelandi me 19 fitore e 15 humbje, gjendet në pozitën e pestë në Konferencën Lindore, derisa Dallasi me 25 fitore e 10 hubje, është pozicionuar në pozitën e katërt në Konferencën Perëndimore, gjithashtu kjo ishte fitorja e pestë me radhë e skuadrës nga Teksasi.
Video
Ngulitja e Monta Ellis