Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALL STAR TURQI

Spahi e Kuqo, kandidohen për All-Star

Spahi e Kuqo, kandidohen për All-Star


3 January, 2015 @17:03

Basketbollisti nga Kosova, Kenan Spahi, dhe ai nga Shqipëria, Ermal Kuqo, janë dy nga kandidatët e shumtë të cilët synojnë të jenë pjesë e ndeshjes All-Star të Ligës TBL të Turqisë, ligë kjo e vlerësuar si ndër më të fortat në Europë.

All-Stari do të mbahet me 17-18 janar në kryeqytetin turk Ankara, ndërsa Kenanit dhe Ermalit iu nevojitet sa më shumë vota për të siguruar një vend në ekipet e tyre.

Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme të All-Starit në Turqi, kur luanin skuadra e vendorëve kundër të huajve, sivjet ndarja është bërë gjeografikisht, përkatësisht përzgjedhja nga skuadrat e pjesës europiane të Turqisë, kundër asaj të pjesës aziatike të këtij vendi.

Kështu, Kenani dhe Ermali mund të jenë vetëm kundërshtarë në këtë ndeshje, pasi i pari është kandiduar në përzgjedhjen aziatike, derisa i dyti në përzgjedhjen europiane.

Të drejtë vote për Kenani dhe Ermalin kanë të gjithë, nëpërmjet faqes zyrtare të ligës TBL.

Voto për Kenan Spahinë.

Voto për Ermal Kuqon.

Spahi është pjesë e skuadrës Fenerbahçe Ulker, derisa Kuqo sivjet po luan për skuadrën e Darussafakas.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague